Bashkia Sarandë i përgjigjet Ina Zhupës për çështjen e varrezave: Mashtrime që cënojnë ndjenjat e qytetarëve
Bashkia e Sarandes ka reguar pas deklaratave te deputetes se Berishes Ina Zhupa, e cila shprehej se varrezat e qytetit do te zhvendoseshin nga vendi ku jane, pasi aty sipas saj ishin planifikuar ndertime.
Nje deklarta aq sa e turpshme po aq dhe e pavertete qe behet vetem per qellime politike.
POSTIMI I BASHKISE SARANDE
SQARIM
Lidhur me prononcimin e bërë në media,nga deputetja Ina Zhupa, për tjetërsim të territorit të varrezave publike të qytetit, Bashkia Sarandë sqaron se:
Deklarata dhe ajo çka denoncohet nuk ka asnjë të vërtetë.
Informojmë opinionin publik se nuk ekziston asnjë akt administrativ për tjetërsimin e territorit të varrezave publike të qytetit të Sarandës.
Shtojmë se deklarime të tilla, qartazi të bëra për përfitime e me qëllime elektorale, në prag të ditës së zgjedhjeve vendore, janë një lojë e rrezikshme.
Askush nuk mund të luajë me ndjenjat dhe sentimentet e qytetarëve sarandiotë me të pavërteta,që fyejnë dhe cënojnë dinjitetin e tyre.
BASHKIA SARANDË