Theu masën e arrestit shtëpiak, policia e Sarandës arreston në flagrancë 23- vjeçarin

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin P. N., 23 vjeç.

Arrestimi u krye pasi duke dalë nga banesa, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga gjykata, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.