Shorti për bashkinë Finiq: Ja numri në fletën e votimit të kandidatëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hedhur shortin për renditjen e kandidatëve për kryebashiakë në 61 bashkitë e vendit në fletën e votimit, për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Për bashkinë e Finiqit i pari renditet kandidati i PD Leonidha Papa, pas tij kandidati i OMONIA-s Leonidha Kristo, ndersa i treti kandidati i koalicionit MEGA-PS Romeo Çakuli.

Bashkia Finiq

  1. Leonidha Papa
  2.  Leonidha Kristo
  3. Romeo Cakuli