Sarandë, Oltion Çaçi, premton bashkëpunim me shoqërinë civile
Oltion Çaçi, kandidati socialist për kryetar Bashkie në Sarandë, gjatë një takimi me përfaqësues të shoqërisë civile ka premtuar bashkëpunim, mbështetje për vizionet në dobi të projekteve që fokusojnë problemtikat mjedisore sociale e komunitare.
“Tek unë dhe bashkia e ardhshme do të gjeni një alet të përhershëm në projektet që ju do të zbatoni”-vuri në dukje Çaçi. Ai u shpreh se e njeh sferën e shoqërisë civile pasi ka eksperienca personale dhe në të njejtën kohë mirëpriti idenë e nevojës që imponohet sot për ngritjen dhe funksionimin e njw njësie në Bashki për aplikim projektesh te donatorë të ndryshëm perëndimorë si një mundësi e re që kërkon edhe një vzion të ri.
Në takimin me shoqërinë civile në Sarandë ishin të pranishëm përfaqësues të disa organizatave të shoqërisë civile që në fokus të punës së tyre kanë mjedisin, problemet gjinore, rininë, shtresat në nevojë, etj,.
Takimi me përfaqësues të shoqërisë civile, është i pari i këtij lloji dhe formati që organizon një kandidat për kryetar Bashkie në Sarandë