Sarandë, kandidati i PD Skënder Muço: Do kemi nje qeverisje të mirë vendore dhe rritje të zhvillimit ekonomik

Kandidati i PD për kryetar bashkie në Sarandëi Skënder Muço gjatë një komunikimi publik në rrjetet sociale, ka theksuar se synimi i tij në krye të administrimit lokal të Sarandës do të jetë një qeverisje më e mirë vendore dhe rritje të zhvillimit ekonomik.

“Ndihem i lumtur për mundësinë që më është dhënë nga Partia Demokratike e Shqipërisë si kandidat për Kryetar Bashkie, për të qënë pranë jush si rrugë-zgjidhja juaj, pra të jemi bashkë në cdo problem tuajin.-shprehet Muço.

Kandidati i PD e konsideron një përgjegjësi të përfaqësojë qytetarët e bashkisë Sarandë, në këtë mandat lokal. “Kjo për mua është më shumë se një mundësi, është përgjegjësi për t’j’u ofruar qytetarëve të mi një qytet të pastër ku ambienti rrethues të jetë i përshtatshëm për të gjithë.”-pohon Muço duke nënvizuar se ka dhënë prova se është njeri i punës dhe veprave.

“Gjatë gjithë jetës time kam kontribuar në sport, art, ekonomi si dhe politikë. Ndaj, ky kandidim për mua nuk do të ketë premtime boshe, por vepra, vepra të cilat do sjellin tek ju atë çka ju ka munguar ndër vite.Së bashku me ju, do të mundësojmë një qytet të mirë e të pastër, një qeverisje të mirë vendore e mbi të gjitha rritje të zhvillimit ekonomik të Sarandes. “