Qyteti i Sarandës, vendi i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare.
Nga Arian Balani
Jemi ndër të rrallat vende në botë, ku harmonia dhe bashkëjetesa fetare, janë festa të bekuara, ku bashkojnë dhe vëllazërojnë njerëzit dhe komunitetet e ndryshme fetare. Kjo është më e prekëshme këtu në qytetin e Sarandës.
Një kolazh i bukur festash, ku të gjithë njerëzit urojnë njëri-tjetrin, pamvarësisht se kujt besimi fetar i përket.
Urimet nisin me festën e sulltan Nevruzit, me besimtarët e fesë Bektashjane, vijojnë me ditët e bekuara të fesë muslimane në muajin e adhërueshëm të Ramazanit dhe festën e bukur të Pashkës me besimtarët ortodoksë.
Rrugët e Sarandë janë të gjallëruara nga lëvizjet e shumta. Kanë ardhur shumë emigrantë nga vëndet fqinje për të festuar e gëzuar në familjet e tyre.
Nesër është festa e bukur e Pashkës.
Gëzuar të gjithë besimtarëve ortodoksë këtë festë të shenjtë.
Mbarësi dhe begati secilit në shtëpinë e tij!