Oltion Çaçi me qytetarët dhe bizneset e Sarandës: Mbështetja dhe përmirësimi i jetës për ta do jetë prioriteti im
Kandidati i PS-së për bashkinë e Sarandës, Oltion Çaçi, ka zhvilluar këtë të shtunë takime me qytetarë dhe biznese të zonës.
Teksa ka bashkëbiseduar me ta, Çaçi premtoi se me të në krye të bashkisë Sarandë mbështetja dhe përmirësimi i jetës për ta dhe familjet e tyre do të jetë një prioritet kryesorë i tij.
“Me qytetarë dhe biznese komunitare të cilët jetesën e tyre e sigurojnë çdo ditë me punë dhe konkurrencë të ndershme.
Mbështetja dhe përmirësimi i jetës për ta dhe familjet e tyre do të jetë prioriteti im në krye të bashkisë së Sarandës.
Së bashku, ne mund të bëjmë më shumë për të ndërtuar një Sarandë më të fortë e më të gjallë për çdo banor dhe gjeneratat që po vijoj”, shkruan Oltion Çaçi.