Oltion Çaçi bashkëbisedon me komunitetin ukrainas në Sarandë
Oltion Çaçi ka zhvilluar një takim dhe bisedim me komunitetin ukrainas që jeton në Sarandë.
“Saranda është vendi ku jetojnë dhe punojnë të huaj të cilët vitet e fundit kanë investuar dhe janë integruar më së miri në qytetin tonë.
Një prej tyre është dhe komuniteti Ukrainas me të cilët pata kënaqësinë të shkëmbejmë në gjuhën e tyre përvojat në fushën e turizmit se si mund t’i japim një vlerë të shtuar rritjes së cilësisë së shërbimeve në këtë sektor”, nënvizon kandidati i PS për bashkinë e Sarandës Oltion Çaçi.