Mbahet Konventa Ndërkombëtare e Turizmit: Mikëpritja shqiptare në gjenetike! Gjithçka ju duhet e gjeni këtu
Mbahet Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, për herë të parë në Ballkan, fillon sot me pjesëmarrës nga 38 vende të botës, që do të jenë pjesë e një platforme diskutimi 3-ditore si një promovim i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, ka renditur një sërë arsyesh pse duhet vizituar Shqipëria.
“Shtresat e arkitekturës, Bashkëjetëesa fetare, më paqësori, unike, në itineraret e objekteve të kulturës, por edhe vende ku mysliman e të krishterë gjenden bashkë, njësoj si këto ditë, jemi vendi i parë në borë me numrin më të madh të ditëve pushim për arsye fetare. Kulinaria, nga fshati me kuzhinën e gjyshes te restorantet, halli i vetëm vështirësia e zgjedhjes. Mikëpritja shqiptare, nuk ka shkollë turizmi, apo yll për ta vlerësuar, bujaria dhe mikpritja është gjentike, 7.5 mln vizitorë të huaj pritëm vitin e kaluar”, tha Kumbaro.
Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur pjesëmarrësit nga 38 vende të botës në Konventën e Turizmit përmes një mesazhi ku tregon se Shqipëria nuk është ajo që lexojnë në media duke thënë se ka mbetur në të shkuarën krimi, droga, prostitucioni e mafia.
“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Kështu shkruan Kodi i shqiptarëve i pari ligj i shkruar i këtij vendi këtu e më shumë se 5 shekuj më parë dhe për sa kohë zoti na vjen në derë përmes atij që shfaqet në pragun e shtëpisë sonë, ky i fundit është zot shtëpie për aq kohë sa qëndron mes nesh. Miq të ardhur në 38 vende të botës, ndihuni zotër në shtëpinë tonë. Shijoni sat ë mundeni dallimin mes stereotipin e Shqipërisë në mediat tuaja dhe perceptimit të vetë shqisave tuaja për vendin krejt tjetër ku keni ardhur sot. Ky që shikoni është i vërteti ndërsa vendi i krimit, i mafies, krimit, drogës, prostitutave e plehrave, hajdutëve e lypsave është pjesërisht një vend të cilin ne e kemi lënë pas në të shkuarën dhe pjesërisht që e mban gjallë në retorikën e tyre dashakeqe dhe spekulante vendas dhe të huaj me gojën e tyre apo penën e tyre”, tha Rama.
Zurab Polikashvill, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit tha se bashkëpunimi është një pikë kyçe sa i përket turizmit, e ndërsa theksoi se fokusi do duhet të jenë angazhimi i të rinjve në këtë sektor.
“Një forum investimesh në Tiranë, për të vijuar me këto takime të rëndësishme investimesh, do vijë në kohën e duhur dhe raport i miqësisë sonë dhe partneritetit. Bashkëpunimi është kyc për të zhvilluar turizmin, Shqipëria do të rritet në përmasa dhe ndikim, pa njerëzit e duhur nuk mund të realizojmë planet tona, përparësi është edukimi, roli i të rinjve në turizëm, mbetemi të gatshëm të kontribuojmë për vitin Europian të aftësive, presim të punojmë me ju për turizmin”, tha Zurab Polikashvill, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit.