La Varshavën për Sarandën, Silvia: U dashurova me këtë qytet që herën e parë

Përveç se e zgjedhin si një vend për të kaluar pushimet, shumë turistë polakë kanë filluar të investojnë në qytetin e Sarandës.

Silvia është një prej tyre. ajo tregon arsyet se përse zgjodhi të bejë një shtëpi në këtë qytet.

“Ne ishim për here te pare ne Sarande 5 vjet me pare, dhe ne e dashuruam qytetin , njerëzit sa te dashur dhe miqësore qe janë, dhe vendosem te vinim këtu pasi pame për një apartament ne disa vende te europes madje edhe ne Portugali. por vendosem te vijmë ne Sarande, sepse ka dhe lidhje te lehte me Poloninë, nga ketu mund te shkojmë ne Korfuz, dhe nga Korfuzi fluturojmë për Poloni shume thjesht, dhe lehte. Ka natyre te bukur, ushqime te mire, e adhurojmë ushqimin këtu dhe ndaj vendosem te jetojmë këtu.”

Vizitorët e parë që do të presë në shtëpinë e re janë familjarët.

“Tani mund te qëndroj sa te dua sepse kam leje qëndrimi dhe qëndroj me muaj këtu, ndoshta iki pas verës ne Poloni. Jam e lumtur këtu, e dua natyrën, diellin detin udhëtojmë shume neper Shqipëri. Tani po pres prindërit e mi qe do vijnë pas pashkëve, me vizitojnë familjare miq qe e adhurojnë shqimim dhe natyrën këtu dhe janë shume te lumtur sa here na vizitojnë.”

Agjenti imbiliar Erjon Cumani tregon ata që janë më të interesuar janë nordikët.

Social Security on Track to Run Out by 2033
×
“Momentalisht ne qytetin tonë, ka një qasje të personave qe duan të blejnë apartamente nga shtetasit jo rezident ne Shqipëri. Kjo kërkese ne rritje vjen nga , tregjet e reja qe janë hapur nga shteti Cek, Hungaria, Holanda, shtetas amerikan e gjerman gjithnjë ne rritje, italianet, por edhe nga vendet nordike. Fale kësaj kërkesë ne rritje , arsyet qe ata kërkojnë shtëpi është kryesisht përdorimi personal, kjo është kategoria nga 50 vjeç e lart e cila e sheh si nje mundësi për te kaluar këtu vitet e pensionit. Pra Saranda si një vend qe ofron klime qetësi, dhe ne Saranda veçohemi”

Blerja e shtëpive në bregdet nga të huajt është kthyer në një trend gjatë viteve të fundit në jug të vendit.