Komisariati i Sarandës: Kemi nevojë për një ndihmës, Specialist i teknologjisë dhe informacionit
Hapen aplikimet për pranim në një funksion ndihmës në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë njofton:
Hapen aplikimet për pranim në funksionin ndihmës, Specialist i teknologjisë dhe informacionit/personeli, në Seksionin e Shërbimeve Mbështetëse dhe Administratës, në Komisariatin e Policisë Sarandë, në Drejtorinë e Vendore të Policisë Vlorë.
Aplikimet fillojnë më datë 26.04.2023 dhe përfundojnë më datë 02.05.2023.
Aplikimet bëhen në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.
Kriteret e pranimit në funksionin ndihmës,, Specialist i teknologjisë dhe informacionit/personeli, në Seksionin e Shërbimeve Mbështetëse dhe Administratës, në Komisariatin e Policisë Sarandë, në Drejtorinë e Vendore të Policisë Vlorë janë:
1. Të jetë shtetas shqiptar;
2. Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare”;
3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
4. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
5. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
6. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
7. Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
8. Të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
9. Të plotësojë kriteret e tjera të veçanta.
Kritere të veçanta:
1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë (Teknologji e Informacionit);
2. Të ketë një përvojë pune mbi 1 vit;
5. Të ketë aftësi të mira profesionale, komunikimi dhe të punës në grup.
Aplikanti të paraqesë, në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve, dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Formularin e aplikimit tip (bashkëlidhur këtij urdhri);
2. Fotokopje të kartës së identitetit;
3. Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit, të noterizuar;
4. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
5. Vërtetim nga gjykata;
6. Vërtetim nga prokuroria;
7. Raport mjeko-ligjor;
8. Fotokopje e librezës së punës;
Punonjësi në pozicionin, Specialist i teknologjisë dhe informacionit/personeli, në Seksionin e Shërbimeve Mbështetëse dhe Administratës, në Komisariatin e Policisë Sarandë, kryen këto detyra specifike:
1. Standartizimi, evidentimi, dhe planifikimi i shpenzimeve per paisjet e Teknologjisë, mirëmbajtje dhe shfrytëzimit;
2. Monitorimin dhe ndjekjen e realizimit të shpenzimeve të mësiperme, regjistrimin, raportimin dhe vlerësimin e procedurave të planifikimit, konsumit, monitorimit dhe riplanifikimit;
3. Mirëmbajtja, menaxhimi të shërbimit të teknologjisë;
4. Protokollimin e shkresave, ruajtja dhe mirëmbajtja e regjistrave përkatës të korrespondencës;
5. Ruajtja e kontakteve me Strukturat sipas shërbimeve në njësinë shpenzuese dhe Drejtorinë e Teknologjisë, si dhe bashkëpunimin me gjithë sektorët e tjerë mbi çështjet e personelit të Komisariatit;
6. Regjistrimi në sistemin TIMS, në sistemin e menaxhimit, të gjithë personelin e Komisariatit, për dhënien e numrave unik për raportin e ngjarjes dhe bën vazhdimisht ndryshimet e nevojshme;
7. Bën planifikimin për paisjet dhe fondet finaciare që i nevojiten Komisariateve për funksionimin e sistemeve të T.I dhe ndjek realizimin e tyre;
8. Krijon, administron, mirëmban dhe plotëson, regjistrat, dosje personeli dhe kartela personale për administrimin e të dhënave personale për punonjësit e policisë, nënpunësit civil dhe punonjësit administrativ që janë në organikë të strukturës;
9. Evidenton dhe administron dokumentacionin për proceset disiplinore sipas Rregullores së Policisë së Shtetit;
10. Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga eprorët e tij.
Procesi i konkurrimit përfshin:
1. Jetëshkrimi i aplikantit (vlerësohet me 40 pikë);
2. Vlerësimi i intervistës së strukturuar me gojë (vlerësohet me 60 pikë).
Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 70% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.
Intervista zhvillohet më datë 05.05.2023, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë .
Shkarko formularin tip: https://we.tl/t-32Unp0u0iN