FOTO LAJM: Blendi Klosi mbështet luftëtarët e UÇK-së, mesazhi i fortë në bluzë
Sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi ka zgjedhur të japë një mesazh publik në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-se që dolën para Gjykatës Speciale.
I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Euronews Albania”, Klosi është shfaqur me një bluzë me sloganin “Liria ka emër”, në mbështetje të UÇK-së, të cilëve po u mohohet liria pa asnjë provë.
Sakaq, sot ka nisur dita e dytë e seancës gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Ditën e djeshme folën Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe mbrojtësi i viktimave, ndërsa sot do të flasin avokatët mbrojtës të katër ish-krerëve të UÇK-së.
Trupi gjykues ka bërë të ditur se paraqitja e provave në gjykim, duke përfshirë edhe thirrjen e dëshmitarëve nga ZPS-ja, do të bëhet më 11 prill 2023.
Sipas Gjykatës Speciale, 140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor.