EMRI/ Po transportonte 10 emigrantë, arrestohet 34-vjeçari në Sarandë, sekuestrohet automjeti tip “BMW”
Një 34-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Sarandë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Border 4”.
Shtetasi Bujar Syla, 34 vjeç u vu në pranga pasi u kap në aksin rrugor Xarrë-Sarandë, teksa transportonte kundrejt fitimit, me 1 automjet tip “BMW”, 10 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Automjeteti i përdorur nga ky shtetas për këtë veprimtari kriminale, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë
Sarandë/Finalizohet një tjetër operacion për goditjen ndaj veprimtarisë kriminale të transportimit të emigrantëve, kundrejt fitimit, për të kaluar ilegalisht në vendet e BE-së.
Operacioni policor i koduar “Border 4”, i zhvilluar nga Policia Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Frontex-in dhe Komisariatin e Policisë Sarandë.
Transportonte me një automjet, 10 emigrantë, vihet në pranga 34-vjeçari.
Sekuestrohet automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët.
Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Frontex-in dhe Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Border 4”, për goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi B. S., 34 vjeç, banues në Kosovë.
Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë operacionit, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, në aksin rrugor Xarrë-Sarandë, teksa transportonte kundrejt fitimit, me 1 automjet tip “BMW”, 10 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Automjeteti i përdorur nga ky shtetas për këtë veprimtari kriminale, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.