Destinacioni turistik Saranda. Me stendën e vet në “Expocity 2023”
Bashkia Sarandë u përfaqësua me pavionin e vet prezantues e promovues në Edicionin e 5-të të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “EXPOTURIZËM 2023”, të mbajtur në Tiranë nga 6-8 prill. ExpoCity, i mbështetur nga Ministria e Turizmit, ishte organizator i Panairit të Tiranës.
Stenda me logon e Bashkisë Sarandë, me slloganin identifikues “Eja në Sarandë!”, ishte branduar me destinacione turistike, me materiale promovuese të brandit të ri të Sarandës, si dhe me materiale nga biznese të suksesshme turistike. Në Panairin e këtij formati Saranda shkonte pas eksperiencës së një viti më parë.
Por edhe më fuqishëm sivjet, u shfaq si një prej markave të turizmit shqiptar. Një prezabtim i tillë tërhoqi vëmendjen e operatorëve që kushin ardhur nga vende e destinacione të mëdha të turizmit, si: Turqia, Greqia, Italia, Mali i Zi,Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bullgaria e Armenia.
Shqipëria, përfshirë Sarandën, u promovua si destinacion për 365 ditët e vitit, duke u fokusuar në turizmin e konferencave, eventeve, turizmit dixhital e mjeksor. Saranda, me prani edhe të Kryebashkiakut Adrian Gurma, u prezantua bindshëm si një destinacion me potenciale për turizëm gjithëvjetor.
Gjithashtu, ky Panair, për ekipin pjesëmarrës nga Bashkia e Sarandës, mundësoi një zinxhir takimesh e bashkëpunimesh me aktorë të rëndësishëm të turizmit, brenda dhe jashtë vendit.
Panairi 2023 Ndërkombëtar i Turizmit në Tiranë, përkoi në kohë me eventin e rëndësishëm, organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, që e kishte shpallur javën e parë të muajit prill si “Java e Turizmit në Shqipëri për vitin 2023”. Kjo javë mblodhi gjithashtu ministrat e turizmit të Western Balkan.