Berisha u thot të rinjve të largohen nga Delvina: Po të isha si ju do kisha ikur nga ky qytet…

Sali Berisha ka qene sot në Delvinë, ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ilir Mehmeti.

Gjatë fjalës së ti Berisha tha se nese do ishte i ri nuk do te rrinte ne Delvine pasi do largohej.

“Pse do rrokullisemi në këtë mënyrë. Pse do ikin fëmijët tani në katër anët e dheut duke pasur një parajsë toksore në Delvinë e kudo në Shqipëri. Çfarë po ndodh me ne, edhe unë po të isha i ri do ikja. Pastaj cfarë do bëjë ai që fiton nuk gjen punë.

Kjo është një kohë e pazakontë për ne. Në 8 vite anë ikur nga Delvina dhe Shqipëria 30% e popullatës, 80% rini”, tha Berisha.