Ardit Cikuli ekzaltohet nga komplimentat e Ilir Metës

Kandidati i dyshes Meta-Berisha, Ardit Cikuli, është ekzaltuar nga lavdërimit që i ka bërë kryetari i Partisë së Lirisë gjatë takimit të mbajtur në Sarandë pak ditë më parë.

Cikuli ka prerë videon ku Ilir Meta i thur elozhe dhe e ka postuar në rrjetet e tij sociale.

Një mesazh që tregon se të gjithë kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” së shpejti do të jenë nën urdhrat e Ilir Metës i cili po shtron rrugën për të afruar tek partia e tij mbështetësit e Sali Berishës.

Jo më kot dhe në Sarandë Ardit Cikuli kandidon nën emrin e partisë së Ilir Metës.