Zbulohet data kur Partia Socialiste do të shpallë emrat e kandidatëve të 14 majit
Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS-së që u mbajt këtë të enjte, u vendos që zyrtarizmi i emrave të kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit të mbahet në mbledhjen e radhës në datën 25 mars.
25 marsi rezulton të jetë 2 ditë përpara afatit ligjor të regjistrimit të kandidatëve në KQZ.
Në fjalën e mbajtur në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, Rama tha se Partia Socialiste e ka gatin ekipin që do të konkurrojë në zgjedhjet lokale.
Nderkohe per bashkine Sarande ende nuk eshte zyrtarizuar kandidatura dhe pritet qe te kete risi.