Turjan Hyska: Me Olti Çaçin, bashkia e Sarandës do ketë një model zhvillimi dhe menaxhimi të qytetit

Producenti i njohur Turjan Hyska përmes një postimi në rrjetet sociale ka vlerësuar kandidaturën e PS për bashkinë e Sarandës, Oltion Çaçit.

Hyska thekson se me Çaçin në krye të Sarandës, ai do të sjell një model ndryshe në menaxhimin e qytetit.

“Ky djali kandidon per kryetar bashkie ne qytetin e Sarandes!

Pa dyshim eshte nje zgjedhje e mençur sepse personalisht jam i bindur qe do bejë pune te mira!

Ja njoh energjine, nervin, vizionin dhe dashurine per ato qe merr persiper!

Oltion Çaçi, do sjellë nje model ndryshe ne menaxhimin e qytetit!

Pasioni i tij per te bukuren do konkretizohet ne kater vite sukses dhe zhvillim”, shprehet Turjan Hyska.