Theu masën e sigurisë, arrestohet grabitësi i dhunshëm në Sarandë (Emri)
Një grabitës i dhunshëm që ishte lënë në arrest shtëpie në pritje të vendimit të gjykatës, u arrestua në Sarandë pasi kishte dalë e qarkullonte lirisht.
Policia e Sarandës e ka arrestuar 41-vjeçarin Paris Qurku, pasi është konstatuar në lëvizje duke thyer masën e sigurimit personal “Arrest shtëpie” për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Qurku ishte arrestuar në shtator të vitit 2020 së bashku me Kleo Hysin e Jetmir Gërbin, si autorë të dyshuar të vjedhjes me dhunë të 91-vjeçarit Dhimitër Papa në fshatin Malçan të Finqit.
Pas disa kohësh në paraburgim, në prill 2022, iu zëvendësua masa e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”.
Në 21 shkurt të këtij viti, Gjyqtari Fatmir Ndreu e dënoi Qurkun me 7 vjet burg e në aplikim të gjykimit të shkurtuar me 4 vjet e 8 muaj burg. Ai ishte i detyruar të qëndronte në arrest shtëpie deri sa të shprehej me vendim Gjykata e Apelit.