Taverna në Sarandë merr flakë pas festimeve të 8 Marsit
Një tavernë në Sarandë është përfshirë nga flakët gjatë natës pas festimeve të 8 Marsit.
Zjarri ka rënë rreth orës 03:00 të mëngjesit të së enjtes dhe rrezikoi banesat.
Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shuar flakët.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, që shkaktoi dëme të shumta materiale.