Sondazhi i Sarandanews.com/ Demokratët e Sarandës të ndarë mes Skëndër Muços dhe Ardit Cikulit

Pas zyrtarizimit të dy kandidaturave për bashkinë e Sarandës nga PD-ja zyrtare me Skënder Muçin dhe nga Rithemelimi i Sali Berishës me Ardit Cikulit, Sarandanews.com kreu një sondazh se cili është kandidati i duhur për demokratët.

Dhe përçarja mes demokratëve vijon të jetë e thellë ku në sondazh shihet se gjysma janë me Skëndër Muçon që përfaqëson PD-në zyrtare dhe gjysma tjetër me Ardit Cikulin që përfaqëson Rithemelimin e Sali Berishës.

Kjo gjë pritet të reflektohet dhe në zgjedhjet lokale të 14 majit ku votat e demokrateve do të jenë të ndara dhe shanset që një prej këtyre dy kandidatëve për të fituar janë minimale.

Përveç Skënder Muços dhe Ardit Cikulin për bashkinë e Sarandaës si kandidat i pavaruar do jetë në garë edhe Gjergj Mërkuri.

Ndërkohë që Partia Socialiste ende nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën e saj ku priten surpriza…