Skandal me listën e kandidatëve të dala nga “Rithemelimi” për Këshillin Bashkiak të Sarandës

Nje skandal i vertete raportohet te kete ndodhur me listen e Keshillit Bashkiak te koalicionit “Bashke Fitojme” e posacerisht per pjesen e deges se PD te rithemelimit ne Sarande.

Ne zgjedhjet e fundit brenda kryesise se kesaj dege 4 me te votuarit dolen Arjan Halili, Albert Jorgji, Anila Lejmoni e Jetmira Zeneli, te cilet presupozohej do te ishin ne krye te listes se kandidateve per Keshill Bashkiak.

Ne listen finale te dorezuar sot ne KZAZ emri i Arjan Halilit rezulton i 7i, i Albert Jorgjit nuk rezulton fare, i Anila Lejmonit nuk rezulton fare ndersa i Jetmira Zenelit rezulton i 10i.

Ky eshte nje skandal shume i madh sepse ne fillim u tha se zgjedhja e kandidateve do te behej me primare, pastaj u vendos me votim ne kryesi e me pas i zgjodhi kryesia qendrore pasi lista perfundimtare e 10 te pareve eshte kjo:

1. Shpetim Ahmeti
2. Farie Hyska
3. Enea Vasili
4. Laureta Ceci
5. Valter Lapa
6. Fjoralda Hysi
7. Arjan Halili
8. Maria Kote
9. Serjan Mucelli
10. Jetmira Zeneli