Rama: Shqipëria do të përfaqësohet në panairin më të madh botëror të turizmit, në Berlin
Shqipëria turistike përherë e më shumë po promovohet në panairet ndërkombëtare si një vend me potenciale turistike dhe kulturore.
Së fundmi Shqipëria është pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama teksa ndau imazhe në rrjete sociale nga ku panair.
“Më 7-9 mars Shqipëria do të përfaqësohet denjësisht në panairin më të madh botëror të turizmit, ITB Berlin, për të promovuar ofertën e Shqipërisë turistike si destinacion gjithëvjetor me moton “Albania-all you need is here””, shkroi Rama.
Eventi turistik, ndër më të rëndësishmit dhe më të mëdhenjtë në botë, i jep mundësinë e njohjes dhe kontaktimit të drejtpërdrejtë, qindra operatorëve turistikë, sipërmarrësve në këtë fushë dhe mijëra vizitorëve nga mbi njëqind vende.