Ndahet nga jeta Lefteri Papa, ish kryemamia e Maternitetit të Sarandës
Qytetaret e Sarandes percollen per ne banesen e fundit Lefteri Papen, bashkeqytetaren, familjaren e profesionisten me zemer te madhe.
Lefteria per shume e shume vjet ishte kryemami ne Maternitetin e Sarandes, ku dallohej per profesionalizem te larte dhe dashurine e madhe qe i falte mijra nenave e femijeve qe kaluan nga duart e saj.
Lefteria sebashku me bashkeshortin e saj doktor Vangjel Papen do te kujtohen gjate nga bashkeqytetaret dhe nga ish-koleget e tyre, per kontributin e tyre te çmuar ne sektorin e Shendetesise dhe te Higjenes ne rrethin e Sarandes.
Familja humbi nenen e gjyshen e dashur e te devotshme.
U prehte ne paqe shpirti i zonjes Lefteri