Meta: Kandidatë e primarve nga Tropoja në Sarandë, tani janë kandidatët e partisë sime

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pati një prononcim të shkurtër pas takimit me Sali Berishën në selinë e Partisë Demokratike.

I pyetur në lidhje me një koalicion të mundshëm me Berishën për zgjedhjet e 14 majit, Meta u shpreh se gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim.

“Ndryshim për të ç’rrënjësor monizmin nga pushteti vendor dhe një herë e përgjithmonë për të rikthyer llogaridhënien. Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim. Kandidatët e Primareve janë të mrekullueshëm, janë të jashtëzakonshëm.

Nga Tropoja deri në Sarandë, i konsiderojmë edhe kandidatë të Partisë së Lirisë, janë të mrekullueshëm. Shumica dërrmuese e të gjithë Këshillave Bashkiakë do të jetë e opozitës së bashkuar”, theksoi ai.