Mesazhi Adrian Gurmës: Mirënjohje bashkëpuntorëve, do jem në mbështetje të kandidatit të ri për të siguruar fitoren
Adrian Gurma ka reaguar ne rrjetet sociale pas shpalljes se listave te kandidateve per kryetar bashkie, ku ai nuk do te garoje per nje mandat te dyte ne krye te bashkise Sarande.
Gurma ka falenderuar te gjithe bashkepuntoret e tij ne kete rrugetin kater vjeçar, ndersa shtoi se do jete ne mbeshtetje te kandidatit te ri Oltion Çaçit.
POSTIMI I PLOTE
Te dashur miq!
Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së PS është vendosur,që të mos vazhdoj garën si kandidaturë e socialistëve për zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Sarandës.
Duke uruar dhe besuar me gjithë zemër fitoren e kandidatit të përzgjedhur të Partisë Socialiste dhe duke siguruar mbështetje dhe angazhim pa kufij për triumfin e sigurtë në këto zgjedhje,dua të falenderoj nga zemra familjarët e mi,të cilët më kanë ndenjur gjithnjë pranë,të gjithë ata qytetarë që më kanë mbështetur në rrugëtimin tim këto vite,strukturat e partisë,që më kanë përkrahur kurdoherë dhe sidomos gjatë procesit të përzgjedhje së kandidatëve,si dhe drejtuesit e partisë dhe Kryetarin Edi Rama,për mundësinë që më dhanë të garoja dhe me pas të isha një nga 61 kryebashkiakët e vendit,anëtar i organeve drejtuese të partisë dhe më pas për mbështetjen pa kufi,që më ofruan në realizimin e projekteve dhe punëve të mira për Sarandën tonë.
Ishte nder, privilegj dhe eksperiencë e pazakontë,për mua të isha në nivele te tilla drejtuese mundësi,që t’i jep vetëm Partia Socialiste🌹
Falenderim për të gjithë stafin dhe bashkëpunëtorët e mi,me të cilët punuam dhe u përpoqëm për një Sarandë më të mirë!
Siguroj kritizerët,oponentët dhe kundërshtarët,që megjithëse janë munduar gjithë këto kohë të venë “shkopinj nën rrota”,sot më gjejnë më të fortë dhe me më shumë energji!
Jam shumë krenar për cfarë kemi bërë të gjithë së bashku,i keqardhur për cfarë nuk mundëm të realizonim në këto kohë sfidash të jashtëzakonshme dhe jo vetëm për fajin tonë.
Jam shpresëplotë, se me fitoren e sigurtë të socialistëve në 14 maj,Saranda do të ecë akoma më tej në rrugën e zhvillimit!
FALEMINDERIT🙏