Mbërrin kroçera e parë me turistë të huaj në Sarandë

Mbërrin kroçera e parë me turistë për këtë vit në qytetin e Sarandës. Kroçera “Arethusa”, me flamur maltez solli 49 turistë ditor amerikan dhe ngriti siparin e një sezoni turistik që mesa duket po nis me këmbë të mbarë.

Operatorët turistikë thonë se ky vit ka pritshmëri të larta për përsa  i përket ardhjes së turistëve të huaj me anije, kroçere dhe jahte.

Gjatë vitit të kaluar përmes Portit të Sarandës kaluan 336154 pasagjer mes të cilëve 161862 turist të huaj.