Ish kandidati për kryetar i FRPD, Sarandë Irineo Bello: Lufta e klaneve në PD Sarandë po godet çdo ditë e më shumë rininë dhe njerëzit me vlera.
Ish kandidati për kryetar i FRPD, Sarandë Irineo Bello ka reaguar per gjendjen e rende ku ndodhet dega e PD Sarande.
Reagim i ish Kandidatit për Kryetar të FRPD, dega Sarandë.
Nga demokratët e “Rithemelimit” dega Sarandë është zhvilluar diten e djeshme mbledhja e kryesisë nga ku u përzgjodhën emrat nga kjo degë për në Këshillin Bashkiak të pas zgjedhjeve të 14 majit për pushtetin lokal.
Ish – Kandidati për Kryetar të FRPD të Sarandës, Irineos Bello në një status në faqen e tij ka reaguar ashpër për mënyrën e personave të përzgjedhur duke i mëshuar faktit se ende veprohet me klane. Nisur nga kjo ish – kandidati për kryetar të FRPD të Sarandës distancohef nga kontributi i tij për fushatën e kësaj partie.
“Lufta e klaneve ne PD e Sarandes po godet cdo dite e me shume rinine dhe njerezit me vlera. Dje ne kryesi u votuan kandidatet per keshill bashkiak dhe si gjithnje fituan ata qe donin klanet. Asnje perfaqesues nga forumi rinor dhe shume pak nga ne qe kemi dhene gjakun dhe shpirtin per PD ne opozite. Votat u orientuan nga ishet dhe nga ata qe drejtojne sot dhe njerezit qe e meritonin u lane menjane dhe kryesia u orientua mos ti votonte. Une nga ky moment distancohem nga kontributi im per fushaten e Partise Demokratike. Le t’ja dalin vete ata qe e deshen dhe vendosen keshtu.
Me Respket Irineos Bello”, shprehet i riu në faqen e tij.