Flamuri gjysmështizë, sot ditë zie kombëtare në nder të viktimave në Greqi
Sot është ditë zie kombëtare në nder të viktimave të aksidentit tragjik në Greqi që i mori jetën të paktën 57 personave.
“Shqipëria do të nderojë me një ditë zie viktimat e tragjedisë, duke u bashkuar simbolikisht me Greqinë mike me flamurin kombëtar të ulur në gjysmë shtize”, bëri me dije më herët kryeministri, ndërsa mëngjesin e kësaj të diele ka publikuar foton e flamurit gjysmështizë.
Ndërkaq, Greqia ka shpallur 3 ditë zie kombëtare në nder të viktimave.
Të paktën 57 persona kanë humbur jetën nga përplasja fatale mes një treni udhëtarësh dhe një treni mallrash një ditë më parë në Larisa, Greqi.
Sipas mediave greke bëhet fjalë për 130 të lënduar dhe 66 persona që po marrin mjekim në spital. 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë.