Drejtoresha e ASHK Sarandë Aida Demi në mbështetje të Oltion Cacit: Arsyet pse është zgjedhja e duhur
Drejtoresha e ASHK Sarandë, Aida Demi, ka treguar mbështetjen e saj të plotë për kandidatin e Partisë Socialiste Oltion Cacit.
Në një shënim në rrjetet sociale znj. Demi ka renditur disa aryse madhore se pse qytetarët e Sarandës duhet të zgjedhin Oltion Cacin në krye të bashkisë së Sarandës.
“Te nderuar Miq!
Në datë 14 maj Saranda voton për kryetarin e ri të bashkisë!
E them me bindje të plotë që zgjedhja e duhur për qytetin tonë të mrekullueshëm është Oltion Çaçi.
Kjo, për disa arsye shumë të thjeshta!
Si fillim dua të them që ia njoh energjinë dhe pasionin për të çuar deri në fund çdo përgjegjësi apo sfidë që i ngarkohet!
Së dyti, ka ekspertizën dhe eksperiencën e duhur në sektorin e turizmit.
Së treti, dhe që dua ta theksoj fort, vjen nga menaxhimi i një strukture dinjitoze dhe shumë të suksesshme hotelerie!
Qyteti ynë jeton me turizmin, dhe të gjithë bizneset e vogla dhe të mesme të këtij sektori do ta kenë të hapur derën e kryetarit të bashkisë. Nuk do të kenë përballë një burokrat, por dikë që ua njeh hallet, dhe i kupton problematikat e tyre!
Së katërti, jam e sigurt, që Olti me këmbënguljen e tij dhe me projekte dinjitoze, do të arrijë ta fitojë besimin, dhe të marrë mbështetjen maksimale nga qeverisja qendrore, duke thithur investime serioze që do e çojnë Sarandën aty ku i takon!
Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, besoj që Olti do ta përforcojë akoma më shumë filozofinë tonë qeverisëse, duke parë përtej ngjyrave partiake me qëllimin e vetëm:
TI SHËRBEJMË QYTETARIT! “, shkruan Aida Demi.