Besmir Veli: Me 14 maj fitojmë bindshëm për ta bërë Delvinën akoma dhe më të bukur
Kandidati i PS-së për Delvinën, Besmir Veli, ka falenderuar kryesinë e Partisë Socaliste që e kandidoi për zgjedhjet e 14 majit.
Në mesazhin e tij Veli thekson se fitorja do të jetë e thellë për ta bërë Delvinën akoma më të bukur.
POSTIMI
Të nderuar bashkëqytetarë të Delvinës!
Ndjehem i vlerësuar dhe u jam shumë mirënjohës të gjithëve për besimin e dhënë, për të garuar për Kryetar Bashkie në Bashkinë e Delvinës.
Mirënjohje dhe falenderim për kryetarin e PS dhe Kryeministrin Edi Rama, për besimin ndaj meje dhe mbështetjen e jashtëzakonshme qe i ka dhënë Delvinës.
Mirenjohje dhe falenderim për Drejtuesit Politik të PS për Qarkun e Vlorës Z. Blendi Klosi dhe Znj. Anila Denaj.
Mirënjohje dhe falenderim për PS Delvine dhe Kryetaren e Bashkisë Znj. Majlinda Qilimi.
Të gjithë së bashku për të garantuar një fitore të thellë elektorale në 14 Maj 2023 !
Të gjithë së bashku për ta bërë Delvinën edhe më të bukur!