Bashkia ne jug ku më 14 maj do kandidojnë përballë njëri-tjetrit dy… kushërinj
Bashkia Libohovë nuk është një nga më të rëndësishme, por rasti i fundit e ka kthyer atë në një garë interesante.
Kjo, duke qenë se në këtë bashki kandidojnë dy kushërinj: Adi Xhelili nga grupi i Berishës dhe Leonard Hide nga PS.
Xhelili, pas publikimit të këtij, fakti, ka bërë një reagim.
“Për bashkëqytetarët e mi! Që prej datës 4 dhjetor 2022, jam në garë si kandidat për kryetar bashkie i Libohovës, propozuar nga antarësia e Partisë Demokratike, i votuar po nga kjo antarësi dhe simpatizantët me formulën ” një antar, një votë”, pra një kandidat i votuar dhe jo i emëruar.
Parimi im ka qenë, të mbaj larg politikën dhe qëndrimet personale ndaj njerëzve të mi dhe kësaj ia kam dalë me këmbëngulje dhe mirëkuptim. Sot jam para një fakti që kundërshtari im, është kushëriri im.
Të dashur miq! Garën time nuk e kam me të! Garën time e kam me modelin qeverisës që ofroj, me punën që ofroj dhe me vizionin tim kundër një modeli të deritanishëm hermetik, abuziv dhe shpresëhumbur. Që në nisje të garës jam i fituar sepse unë kam ardhur si produkt i juaji, me bindjen time të plotë e të pandikuar, i lirshëm e ne mbështetje masive.
Motivi im: Të rikthejmë pushtetin vendor në dobi të njerëzve dhe jo në dobi të etjes për pushtet! Asnjeherë nuk e kam menduar dhe besuar se mund të meritoj diçka në mënyrë të padrejtë, në kurriz të dikujt tjetër apo i ndikuar nga dikush tjetër.
Familja, besimi, vendlindja për mua janë të shenjta, mbi to nuk ka të tjerë. Kurani dhe Bibla e mëson njeriun të jetë i duruar, të luftojë të keqen, të nderojë parardhësit e të mos reshtë për fëmijët. Historia e Jozefit apo e Judës u kanë dhënë leksione njerëzimit se si të sillen me njeri-tjetrin, por më shumë u kanë mësuar se si të falin. Sprova ime: Të fitoj bashkë me JU këtë garë, duke sjellë një bashki për JU, një drejtim e menaxhim dinjitoz, transparencë dhe vendimarrje të drejtë. Tani prova është në dorën TUAJ”, shkruan ai.