Tritoli në Sarandë, autorit iu deshën 2 ditë për ta montuar
Të paktën 2 ditë i janë dashur Sotir Çabirit, për të montuar tritolin në kollonat e hotel “Bizantit”, që mëngjesin e së hënës u hodh në erë. Ky dyshim i hetuesve vjen pas ekspertizës paraprake që xhenierët e RENEAS kanë kryer në vendngjarje.
Hetuesit besojnë se për hedhjen në herë të godinës janë përdorur mbi 10 kg eksploziv, megjithatë ekspertiza ende nuk ka nxjerrë konkluzionet e saj për të saktësuar sasinë dhe mënyrën se si është shpërthyer tritoli.
Në këtë fazë të hetimit, policia dhe prokuroria po punojnë edhe për të mësuar se ku e siguroi lëndën plasëse autori i dyshuar. Hetime po zhvillohen edhe për persona të tjerë që mund të kenë ndihmuar në këtë akt të rëndë, Sotir Çabirin.
37-vjeçari e ka mohuar autorësinë, por policia thotë se ai vendosi eksplozivin pasi babai i tij, Spiro Çabiri i tij humbi 90% të pronësisë së hotelit pas një procesi gjyqësor me ortakun Dhimitër Evangjeliu.