Taulant Balla: Berisha kandidon në Himarë Fredi Bejlerin, një të dënuar nga gjykata për masakrën e Peshkëpisë
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka sulmuar kandidatin e Sali Berishës në Humarë, Fredi Bejleri.
Balla tha se Berisha ka caktuar Bejlerin si kandidat i cili është një person i dënuar me vendim gjyakate për masakrën e Peshkëpisë.
“Kam parë që Berisha nën logon e Partisë Demokratike në Himarë ka kandiduar një nga personat e dënuar me vendim gjykate Fredi Bejlerin për masakrën e Peshkëpisë, ku ne si fierakë kemi humbur djem të kësaj zone”, u shpreh Taulant Balla.
Kujtojmë që prej disa ditësh kandidati i Berishës, Fredi Bejleri, po bën në mënyrë të turpshme dhe skandaloze fushatë me flamurin e Vorio-Epirit.