Nga kërkesa për t’u blerë nga Greqia te prapaskenat e koncerteve, rrëfehet këngëtarja nga Finiqi Irini Qirjako

Me një karrierë 43-vjeçare, këngëtarja e muzikës popullore, Irini Qirjako kujtoi në “N’kohë”, eksperiencat e koncerteve në disa vende të ndryshme të botës, ndërsa e konsideron veten me fat që jeton në Shqipëri.

A ju vjen keq që gjendeni në Shqipëri dhe jo në shtet tjetër?

“Nuk më vjen keq asnjëherë që gjendem në Shqipëri, sepse unë mundësitë i kisha që të ikja që në vitin 1994, pasi më ka kërkuar Greqia, i madhi Petro Dhuka”- tha ajo.

Qirjako është ndalur te një moment i rëndësishëm në jetën e saj, gjatë turit të saj në Greqi në vitet e para të karrierës, ajo kujton se si një agjent kishte kërkuar të krijonte një romancë dashurie me të.

“Ai më ka nxirë jetën në atë turne, një çast iu ktheva shumë ashpër, nuk e di mbase kishte të drejtë se shumë gjëra mund të ndodhnin, por edhe mua më pëlqente, sidomos të isha në Greqi-“, shtoi ajo.

Sipas Irinit, muzika popullore sot prodhon shumë talente të reja, mirëpo askush prej tyre kanë disiplinën e punës duke preferuar më tepër të mos këndojnë live. Artisja njoftoi se po punon për një këngë të re që pritet të publikohet së shpejti.