Kumbaro: Sipërmarrësit japonezë interes për Shqipërinë si destinacion turistik
Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, mori pjesë sot në aktivitetin e prezantimit të Shqipërisë si destinacion turistik për sipërmarrësit japonezë, në Tokio.
Kumbaro theksoi se, pati mundësinë të promovojë Shqipërinë në seminarin e biznesit organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Japonisë.
“E lumtur për mundësinë promovimit të Shqipërisë në seminarin e biznesit organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Japonisë, dhe po aq entuziaste për interesin e sipërmarrësve dhe profesionistëve japonezë për Shqipërinë si destinacion turistik”, u shpreh Kumbaro.
Delegacioni shqiptar i kryesuar kryeministri Edi Rama prezantoi të gjithë potencialin dhe vizionin Shqipërisë. Përveç bukurive natyrore, të pranishmëve u janë prezantuar dhe produkte ekselente shqipare.
“Bashkë me kryeministrin Edi Rama prezantuam gjithë potencialin dhe vizionin e Shqipëria 2030, ku flukset ekonomike dhe turistike nga Japonia janë shumë të rëndësishme për ne”, shkroi Kumbaro në rrjetet sociale, ndërkohë që shpërndau edhe një album me foto nga vizita në Japoni.