Jolio Dine rikthehet në politikë: Do kandidoj për Këshillin Bashkiak të Sarandës
Nga Jolio Dine
Rikthehem krah Jush!
Mbeshtetja e jashtezakonshme qytetare e Juaj 2 vite me pare ne zgjedhjet e pergjithshme kur une kandidova per deputet si perfaqesues i Partise Demokratike, me beri akoma me shume te obliguar ndaj Jush. Ne kete dy vite vazhdova te njejtin ritem qendrimi krah bashkeqytetareve te mi, edhe pse jo ne politiken aktive e publike, por ne kontaktin e vazhdueshem pa dallim dite apo ore.
Zgjodha ne dy vite te qendroja larg jetes aktive publike politike sepse nuk pranova qe turbullira qe ende nuk po gjen rrugen e qartesimit, te me kushtezonte aktivitetin tim, i cili qysh ne krye te heres ne politike ka qene larg konfliktualitet dhe me prane bashkepunimit, larg ndasise politike por me prane politikes qytetare dhe sigurisht larg interesit personal por gjithnje e me prane interesit publik.
I nxitur nga shume biseda me bashkeqytetare e dashamires, ju bej me dije se kam vendosur t‘i rikthehem politikes aktive dhe me bashkepunetore te mi po punojme per te ndertuar nje liste te kryesuar nga une dhe me perfaqesues nga 20 familje sarandiote, si alternative zgjedhjeje per Keshillin Bashkiak te Sarandes ne zgjedhjet e 14 majit. Ne kete forme une dhe bashkepunetoret e mi pretendojme te kemi mbeshtetjen tuaj per te qene nje ze i forte e perfaqesues i denje Juaji ne politiken lokale.
Sapo KQZ te certifikoje elemente me konkrete lidhur me zgjedhjet e 14 Majit, do ju bej me dije edhe detajet e ketij projekti perfaqesues.