Gjirokastër, pezullohen 9 lejedrejtimi për shkelje rrugore
Policia Rrugore e Gjirokastrës njoftoi se ka vijuar me kontrolle të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Shërbimet e Policisë po përdorin dronë dhe pajisje të tjera logjistike, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara gjatë 1 jave, janë proceduar penalisht 6 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim automjeti, nën ndikimin e alkoolit, dhe 2 për drejtim automjeti, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, janë pezulluar 9 lejedrejtimi, nga të cilat 8 për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit, dhe 1 për tejkalim të normave të shpejtësisë.
Policia Rrugore e Gjirokastrës do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.