Zhvillimet në PD, Alibeaj thyen heshtjen nga Saranda: I kuptoj hallet e atyre që bëjnë këto lëvizje agresioni
SARANDE – Ndërsa Sali Berisha ka nisur pazaret për shkarkimin e tij si kryetar të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj thyen heshtjen nga Saranda. Zhvillimet brenda PD, Alibeaj i konsideron lëvizje agresioni, ndërsa etiketimet se po bën lojën e kreut të qeverisë, thotë se nuk i bëjnë më përshtypje.
“Gjej rastin të ndodhem mes demokratëve të Sarandës jo vetëm për të festuar, por edhe për të diskutuar gjendjen dhe situatën politike së pari në Sarandë, sfidat që na presin, por edhe për zhvillimet lart në qendër.
Unë nuk e fsheh që në diskutim me demokratët, sepse do të jetë një bashkëbisedim i hapur, i sinqertë me ta, pjesë e diskutimit janë edhe lëvizjet apo zhvillimet në PD. Ju më pyesni se cfarë do të thotë kjo lëvizje? Unë mund të them se cili është pozicioni im.
Unë jam kryetar i grupit parlamentar të PD, i zgjedhur sipas të gjitha rregullave statutore të PD. Unë jam ushtrues i detyrës si drejtues i PD pas shkëputjes së Lulzim Bashës. Unë jam përfaqësues i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare. Edhe e asaj që ka qenë historia 30 vjecare e PD.
Unë kam përgjegjësinë për t’i përfaqësuar për të cuar lart zërin, nevojën, dëshirën për të përballur sfidat e së ardhmes.
Unë e kuptoj fare mirë hallin e atyre që herë pas here bëjnë këto lëvizje agresioni që i bëjnë kolegëve të mi deputetë. Eshtë hall i përbashkët i Sali Berishës dhe Edi Ramës. Jam mësuar tashmë me këto etiketime duke më venë në krah të Edi Ramës. Media e ka bërë publike se kush ka qenë bashkë me Edi Ramën. Ata që janë bashkë kanë arësye hallet e tyre personale” -u shpreh Alibeaj.