VIDEO/ Verë braziliane në Sarandë, turistët: Vijmë gjithmonë këtu, njerëzit janë të ngrohtë dhe mikëpritës
Turist nga Brazili, Franca dhe Anglia, kanë preferuar kete te premte ujërat e pastra dhe të ngrohta të detit tek plazhi i Çentralit.
Turisti nga Brazili ishte shumë i ngazëllyer më kënaqësinë që ndjete në ato çaste, kur zhytej në ujërat e kristalta të detit në Sarandë.
“Jam nga Brazili”- thotë turisti, “më pëlqen Saranda, e kam në zemër. Vij gjithmonë se njerzit janë të ngrohtë dhe mikpritës. Hajdeni dhe ju në Brazil”, u shpreh ai.
Vajza: Jam e impresionuar, nuk di ç’të them.