VIDEO/ Degradon RTSH Gjirokastra, spikerja: Jam me Luizin dhe po u martova burrin e dua si ai

Big Brother Vip Albania është programi më i ndjekur për momentin, ku personazhi kryesor mbetet padiskutim këngëtari Luiz Ejli, për të cilin sot pati edhe një tubim mbështetës nga fansat përreth shtëpisë ku qëndrojnë konkurrentët.

Mes personazheve që kanë shfaqur mbështetje është edhe gazetarja e RTSH Gjirokastra, Eri Muço. Një video është bërë virale në rrjet, teksa gazetarja në studion e lajmeve shpreh mbështetjen për Luizin.

“Para se të filloj këtë ditar, doja t’ju thoja se unë jam me Luizin. Dhe nëse do të martohem bashkeshorti im i ardhsshëm duhet të jetë si Luizi”, thotë gazetarja. Shihni pamjet më poshtë.