Veterani i PD: Mandatin ta marrë Saranda, i takon Jolio Dines
Një shans për Sarandën
Nga Shkëlqim Selmani
Zhvillime trishtuese, por edhe interesante po ndodhin në grupin e deputetëve të Partisë Demokratike.
Baza mbështet në shumicë Doktorin, Vula mban me forcë vulën, Salianji sulmon vulën, disa deputetë kanë dhënë e po japin dorëheqjen.
Së fundi edhe një deputet i qarkut të Vlorës.
Në këtë kaos politik e folklorik, për Sarandën krijohet një shans për të patur një deputet nga qyteti ynë. Ëndërr e parealizuar për PD që prej 30 vitesh.
Me sa di unë Jolio Dine ka marrë vota më shumë edhe se deputetë që e kanë marrë mandatin aktualisht, ndaj do ishte shkëlqyeshëm që qyteti ynë ta kishte një përfaqësues vendas në kuvend.
Në se kjo realizohet, një zë i vërtetë qytetar, i ngrohtë e i përkushtuar për Sarandën, Ksamilin, Konispolin, Delvinën, e jo vetëm, do ishte jo vetëm nder e krenari për ne, por dhe një sinjal pozitiv në emergjencën kombëtare për bashkimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.