Rrëshqitje dherash dhe mungesë energjie elektrike në disa fshatra, ja situata në Bashkinë e Gjirokastrës

Reshjet e shiut kanë shkaktuar problematika edhe në Jug të vendit, ku në disa akse rrugore në Bashkinë e Gjirokastrës ka pasur bllokim nga intertet që kanë “zbritur” në rrugë si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Ndërsa energjia elektrike mungon në shumë fshatra.

Në një informacion të përditësuar për situatën deri në orën 12:00 të së enjtes, bëhet me dije se:

Në bashinë Gjirokastwr Njwsia Admionistratuve Cepo fshatrat Zhulat dhe Fushbardhë nuk kanë energji elektrike. Nj. Adm Picar fshati Golem nuk ka energji. Rruga midis fshatrave Kolonjë Medar, nj. adm. Picar është e bllokuar nga inertet, nga bashkia po merren masa për hapjen e rrugës. Në bashkinë Libohovë mungon energjia elektrike në qytet.

Në bashkinë Memaliaj Niveli i Vjosës 4 m, ka probleme me energjinw në njësinw administrative Luftinjë dhe Buz, kurse në njësinw administrative Memaliaj fshat nuk ka energji në fshatrat Cërilë, Kashisht dhe Bylish.

Në bashkinë Dropull ka mungesw të energjisw elektrike në njësinw administrative Pogon.

Në bashkinë Tepelenë ka shkarje dherash në aksin Lekël-Këlcyrë dhe po punohet për pastrimin e këtij segmenti.

Në bashkinë Përmet: Situata është e qetë. Rreshjet nuk kanë krijuar probleme në komunitet dhe infrastrukturë.

Prurjet e lumit Vjosa niveli 2.4 m

Në bashkinë Këlcyrë: Si rezultat i reshjeve kanë dalë burimet në rrëzë të malit Trebeshinë të cilat kanë sjellë prurje zhavori dhe uji në aksin rrugor nacional Gryka e Këlcyrës-Këlcyrë.

Po punohet nga firma kontraktore për pastrimin dhe normalizimin e qarkullimit.

Në fshatin Katundishtë, njwsia administrative Dëshnicë në afërsi të qëndrës së fshatit është bllokuar rruga për shkak të rrëshqitjes së dherave në aks. Po merren masa nga shërbimet rurale të bashkisë.