Prokurori i Sarandës Kledian Llaho, merr mandatin 3- vjeçar nga KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka miratuar sot kandidaturën e prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho, si drejtues të kësaj prokurorie me mandat 3 vjeçar.

Anëtarët e KLP kanë vendosur në unanimitet të plotë që Llaho të drejtojë këtë institucion tël lartë.

Kush është Kledian Lllaho?

Ai ka disa vite që shërben në detyrën e prokurorit, ku pjesën më të madhe të karrierës së tij, e ka pasur në prokurorinë e Vlorës.

Në fillim ai ka nisur si oficer në Durrës dhe më pas tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Duke çuar më tej në vendimmarrjen e ish-presidentit Bamir Topi, që vendosi ta dekretonte prokuror në Vlorë.

Gjatë punës në Vlorë, Llaho ka drejtuar një sërë dosjesh penale që lidhen me vrasjet në këtë qytet dhe abuzimet me pronat në zonën e Karaburunit dhe Zvërnecit.

Më pas në 27 janar 2022, Llaho u komandua nga KLP si drejtues në prokurorinë e Sarandës. Komandimi i tij erdhi sapo ish-drejtuesi Alfred Shehu, u emërua nga KLP si prokuror pranë prokurorisë së Posaçme SPAK.