OMONIA shpall kandidaturat për bashkinë Finiq, Himarë, dhe Dropull
Diten e djeshme në qytetin e Sarandës është mbledhur Këshilli i Përgjithshëm i Omonias.
Ky këshill ka miratuar kandidatët e PBDNJ për Bashkitë Himarë, Finiq dhe Dropull.
Respektivisht për Bashkitë Himarë zotin Fredi Beleri.
Në bashkinë Finiq zotin Leonidha Hristu
Në Bashkinë Dropull zotin Anastas Maneka
I pranishëm ishte edhe kryetari i PBDNJ Vangjel Dule.
Në takim u diskutua për zgjedhjet e ardhshme lokale, ku fokusi padyshim mbetet Himara.
Dule dhe anëtarët e këtij Këshilli kanë premtuar angazhim maksimal për kandidatët e Opozitës dhe kanë premtuar se të tre këto bashki do të fitohen prej Opozitës.