Niko Kuri prezanton mjekët e rinj të spitalit të Sarandës
Niko Kuri mjeku dhe deputeti i Sarandës, njihet si një nga njerëzit më të respektuar dhe të vlerësuar për kontributin që ka dhënë në mjekësi në Sarandë dhe së fundmi edhe si deputet.
Edhe pse në rolin e deputetit, Niko Kuri, vijon me përkushtim dhe punën e mjekut në spitalin e Sarandës.
Gjatë ditës së sotme ai ka postuar një foto me një pjesë të mjekëve që i janë shtuar spitalit të Sarandës.
“Në repartin e pathollogjisë me kolegët: dr.Peti, dr.Jonida, dr.Spiro dhe me mjeket specialiste dr. Loriana Toska – nefrologe, dr. Senada Husi- kardiologe, Anisa Këllëçi-mjeke interniste&HTA që i janë bashkuar së fundmi ekipit të mjekëve të Spitalit “Petro Nako” Sarandë”, shkruan Niko Kuri.