Moti i keq, pezullohet lundrimi i anijeve në linjat Sarandë – Korfuz
Ditën e sotme është pezulluar lundrimi i anijeve të pasagjerëve në linjat Sarandë – Korfuz dhe Korfuz – Sarandë.
Shkak për këtë është bërë moti i keq, i shoqëruar me erë të fortë dhe dallgë që shkojnë deri në 8 ballë.
Gjithashtu është pezulluar edhe dalja në det e varkave dhe anijeve të peshkimit.