Delvinë, Anila Denaj u premton banorëve të fshatit Vergo zgjidhjen e problemit të pronësisë te tokës bujqësore
Deputetja e zonës, Anila Denaj, gjatë një takimi me strukturat e PS Delvinë ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë administrative Vergo.
Denaj tha se u ndalën veçanërisht te një çështje pronësie te tokës bujqësore të ndjeshme për banorët e zones, duke shtuar se po bëhet e pamundura që me dokumentacionin e duhur kjo gjë të marrë fund.
“Me strukturat e PS Delvinë, trajtuam një sërë çështjesh të njësisë administrative Vergo, dhe u ndalëm veçanërisht te një çështje pronësie te tokës bujqësore të ndjeshme për banorët e zonës.
Prej shumë vitesh kjo problematikë zvarritet rrugëve të gjykatave, ndërsa po angazhohemi që me dokumentacionin e duhur dhe mbështetjen me të dhënat historike nga zyrat respektive kjo odise do të marrë fund njëherë e përgjithmonë”, nënvizon Anila Denaj.