VIDEO/ Në plantacionet plot prodhim në pikun e vjeljes së mandarinave në bashkinë e Konispolit…
Fermerët e kultivimit të agrumeve, kryesisht të mandarinave në bashkinë e Konispolit janë tashmë në sezonin e vjeljes së prodhimit, janë në atë ankthin e orës apo ditës për të bërë të mundur tregtimin e prodhimit ku dhe kur.
Me punën e palodhur të fermerëve të deri më sot janë tregtuar 18400 ton mandarina për eksport dhe 1600 ton për tregun vendas.
Mandarina e Konispolit gjen vend me shumicë dhe madje shumë i kërkuar në tregun europian.