Terminali i ri, Rama: Lëvizshmëria drejt Gjirokastrës, më lehtë se kurrë më parë
Qyteti i gurtë i Gjirokastrës do të ketë në 2023-shin një terminal të transportit publik të udhëtarëve.
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale publikoi pamje se si do të jetë ky terminal.
“Terminali publik i Gjirokastrës, një superprojekt që do t’i shtohet qytetit të gurtë, sidomos tani që është kthyer në destinacion kryesor turizmi, dhe ku lëvizshmëria drejt Gjirokastrës për udhëtarët vendas e të huaj, do të jetë më lehtë se kurrë më parë me shërbime dhe infrastrukturë moderne, që nga rezervimi online te biletimi elektronik, gjithçka falë platformës e-transport”, u shpreh Rama.
Pas përfundimit të parkingut të madh të qytetit dhe bajpasit ky terminal do të jetë vepra e tretë që do të lehtësojë shërbimin dhe lëvizjen e pasagjerëve dhe turistëve.
Investimi do të financohet nga të ardhurat e DPSHTRR ndërsa bashkia e Gjirokastrës do të kryejë shpronësimet.